Zëri i Amerikës tallet me Ramën: Vetëm ai të heq duke të lavdëruar

Saturday, 29 December 2018 10:40

Shumë media të huaja i kanë bërë jehonë, lajmit të ndryshimit radikal që Edi Rama i bëri kabinet që drejton në këtë mandat të tij të dytë si kryeministër i Shqipërisë. Media zyrtare e Departamentit të Shtetit, Zëri i Amerikës, në një shkrim kushtuar këtyre lëvizjeve në qeverinë shqiptare mes të tjerave thekson, se kryeministri Edi Rama ka marrë vendime të mjegullta, pasi nga njëra anë lavdëroi ata që ka larguar, kurse nga ana tjetër nuk tregoi se mbi çfarë kriteresh, ka përzgjedhur ministrat e rinj.

“Në lëvizjet e (kryeministrit Rama të premten) mbeten të paqarta kriteret e përzgjedhjes së ministrave që u larguan. Zoti Rama tha se po linin kabinetin ata që kishin 5 vjet në qeverisje, por jo të gjithë përfshiheshin në këtë kriter. Ndërkohë lëvdatat që ai nuk kurseu për ata që po largohen e mjegullojnë dhe me shumë vendimin e tij”, shkruan mes të tjerave Zëri i Amerikës në shkrimin me titull: “Shqipëri, ndryshime të mëdha në qeveri”.

Login to post comments