330 mijë euro kokainë, viktima në ngjarjen e Elbasanit qe pjesë e rrjetit

Diel, 30 December 2018 13:37

Një prej viktimave që mbeti i vrarë në një atentat me armë mbrëmjen e shkuar në qytetin e Elbasanit, Endrit Alibeaj, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij, Andrea Alibej në vitin 2013.

Në atë kohë, mediat lokale italiane shkruanin se rreth 300 policë nga provinca e Astit të mbështetur edhe nga Komandat e gjithë Legion Piemonte dhe Valle d’Aosta, me ndihmën e një helikopteri, organizuan një operacion të madh antidrogë duke çuar në pranga 31 persona, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër-arreste nga gjykata.

Organizata vepronte kryesisht në krahinën e Astit dhe qytete të tjera fqinje, me shumë nyje në krahinat veriore të Italisë dhe Holandës. Në atë periudhë u sekuestruan 2.5 kg kokainë, ndërsa u dokumentua trafikimi i 31 kg drogë me një qarkullim prej 10 milionë eurosh.

Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Kjo u lejoi hetuesve të hidhnin dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të një grupi të madh të kokainës, pjesëtarët e të cilës ishin nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se rrjeti kishte anëtarët e vet shqiptar në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se Endrit Alibej dhe Erion Alibej, në konkurrencë me njëri-tjetrin, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër – Itali: Asti – Aleksandri – Torino – Parma – Pisa – Firence – Prato – Genoa – Udine – Brescia për një total prej më shumë se 330.000 €. / Ora news 

Modifikuar më Diel, 30 December 2018 16:15
Login to post comments