Autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet në datën 4 janar. Autoriteti Rrugor Shqiptar që sqaron se “paralizimi” i lëvizjes së automjeteve në këtë aks do të bëhet për shkak se do të nisin punimet për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy tombinove në segmentin Tiranë–Qafë Kashar, në kilometrin 6+600 dhe 6+800.
Devijimi i trafikut
Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.
Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbas