Masakra në Elbasan. Disa të shoqëruar për 3 të vrarët, por autorët nuk janë identifikuar ende

Diel, 30 December 2018 21:54

Hetimet për atentatin me tre të vrarë mbrëmjen e së shtunës në Elbasan po kryhen nga specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe janë shtrirë në disa pista, ndër më kryesoret është ajo e trafikut të drogës.

Që pas kryerjes së krimit të rëndë, policia ka vepruar në të gjitha rrugët dhe lagjet, nisur nga dyshimet për autorët e mundshëm të krimit. Gjatë kontrolleve të ushtruara janë shoqëruar që në momentin e parë 15 persona.

Tre personat që mbetën të vrarë në Elbasan kishin mbërritur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë. Endrit Alibej, një person me precedentë të mëparshëm penalë, që njihej edhe me mbiemrin Dylgjeri, jetonte në Holandë, xhaxhai i tij Arben Dygjeri ishte emigrant në Angli dhe rezulton pa precedentë, ndërsa viktima tjetër, shtetasi turk Erdal Durunay dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Endritit në krimin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shënjestra e atentatit ka qenë Endrit Alibej, pasi bashkë me të vëllanë Andrea Alibej ishin drejtuesit e një grupi kriminal të goditur në vitin 2013 në Itali, ku u arrestuan 34 persona, mes tyre 12 shqiptarë, ndërsa u sekuestrua kokainë me vlerë 10 milionë euro. Sipas raportimeve që u referohen burimeve të policisë, viktimat kishin qenë për darkë në një fshat të Peqinit dhe më pas ishin nisur drejt Elbasanit, ku edhe u ishte zënë pritë në hyrje të qytetit, pikërisht në zonën e metalurgjisë.

Edhe pse hetimet nuk kanë nxjerrë deri më tani asnjë të dhënë dhe vetë policia është treguar maksimalisht e rezervuar në dhënien e informacionit, burimet thonë se autorët mendohet se janë vrasës me pagesë, nisur nga dinamika e ngjarjes.

Nuk dihet sa persona kanë marrë pjesë në vrasje, sa automjete dhe sa armë janë përdorur, por shkak për përplasjen të paktën deri më tani si pistë e parë është ajo e larjes së hesapeve për pazaret e drogës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...