Porositi vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, arrestohet në Greqi

Hënë, 31 December 2018 10:25

Arrestohet pas tre vitesh në Athinë porositësi i vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku. Policia e Shtetit njofton se Bledar Jambelli ka rënë në prangat e interpolit grek. Jambelli fshihej me dy emra, pasi njihej edhe si Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier. Bledar Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për ekzekutimin e Artan Cukut për hakmarrje, pasi ish-komisari e kishte arrestuar disa vite më parë.

Që në fillim ngjarja u hetua si hakmarrje. Arrestimi i autorit të krimit, Mikel Shallari çoi në zbulimimin e dinamikës së vrasjes. Duke marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe i dënuar me 10 vite burg (Lexo këtu) Shallari rrëfeu se ishte paguar 3 mijë euro nga Bledar Jambelli për vrasjen e Cukut, ndërsa i ishin premtuar 20 mijë euro në total të cilat ai nuk i kishte marrë.

Shallari ishte njohur me Jambellin në një burg në Zvicër të cilin ia kishte prezantuar kushëriri i tij Kristaq Leci. Edhe vetë ky i fundit kishte tentuar ta ekzekutojë Cukun por nuk ishte kishte dalë dot. Ndërsa më pas, Jambelli ia beson kryerjen e krimit Mikel Shallarit.

Sipas tij, porosia e krimit u bë për hakmarrje pasi disa vite më parë Artan Cuku kishte arrestuar Bledar Jambellin në vitin 2012 kur mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Njoftimi i Policisë

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar, bie në praga i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish oficerit të lartë të Policisë A.C.

Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses arrestimi në Athinë / Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier.

Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e A.C.

Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...