Kartolinë nga kaskada Devollit!

Hënë, 31 December 2018 15:47

Nga Qemal Qejku

Kartolina më e bukur për të gjithë ju miq është lëvizja e sotme në Kaskadën e Devollit një projekt gjikand që JU ftoj ta shikoni lartësinë dhe madhështinë që ka ky projekt i firmosur nga kryeministri Sali Berisha, ky projekt vendos ekonominë në lëvizje dhe bashkë me TAP janë dy projektet e investimeve të huaja më të mëdhaja në gjithë historinë e Shqipërisë.
Ky është dallimi mes dy liderëve dhe çfarë gjurme kanë lënë në histori, Sali Berisha do mbahet mend për Infrastrukturën moderne në gjithë vendin, rruga e kombit, kaskada e Devollit, dyfishimi i rrogave, anëtarësimi në NATO, lëvizje e lirë në gjithë Europën, ndërsa Rama do mbahet mend për mbjelljen e vendit me kanabis, lidhjen e shtetit me mafien apo PPP që deri në vitin 2047 Shqiptarët do paguajnë taksa për këto politika ekonomike tmerrësisht të gabuara.
Projekti ishte një nga investimet më të mëdha hidroelektrike në Ballkan dhe i pari investim publiko-privat, në shkallë të gjerë në Shqipëri.
Përmes tre hidrocentraleve, HEC-i Banje, HEC-i Kokël dhe HEC-i Moglicë projekti do të gjenerojë çdo vit 800 GWh të energjisë së rinovueshme dhe miqësore me mjedisin
· HEC-i Banjë-s ishte hapi i parë në sekuencën e zhvillimit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.
· HEC-i Kokël është i vendosur në kanion të ngushtë në mes të Luginës së Devollit. Ai është hidrocentrali i dytë dhe më i vogli për nga fuqia nga projekti i Hidrocentraleve të Devollit.
· HEC-i Moglicës është hidrocentrali më i lartë dhe më i fuqishëm nga hidrocentralet e projektit. Ajo përdor një kokë prej 300 metrash ndërmjet 650 dhe 350 m mbi nivelin e detit. Diga 150 m të lartë dhe do të jetë më e larta e këtij lloji në botë.
Kompania publike norvegjeze Statkraft, që është dhe njëshi në Europë dhe në botë bënte ndërtimin e hidrocentraleve. Kjo kompani do të investojë në këtë vepër mbi 900 milion euro dhe ky është investimi i huaj më i madh që është bërë ndonjëherë në vendin tonë.
Për ndërtimin e kësaj vepre aktualisht janë angazhuar rreth 1400 punonjës. Përafërsisht, duke përfshirë edhe rrugët zëvendësuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...