Ditën e parë të vitit 2019 disa turistë të huaj e zgjodhën ta kalojnë në qytetin e bukur të Pogradecit.
Por ajo që është e veçantë është fakti se ata nuk i kanë rezistuar dot tundimit për tu larë në ujërat e ftohtë të liqenit.
Edhe pse temperaturat janë disa gradë nën zero sërish, ata zgjodhën të bënin disa zhytje.