Masakra e Elbasanit/ Ja çfarë është zbuluar deri më tani

Tuesday, 01 Janar 2019 17:30

Policia e Elbasanit vazhdon hetimet për masakrën me tre të vrarë. Por deri tani nuk është ndaluar asnjë i dyshuar si pjesëmarrës në atentatin e rëndë.

Vrasja e Endrit Alibej, 34 vjeç, Arben Dylgjeri, 56 vjeç dhe turnit Erdal Duranay 51 vjeç, në Elbasan në një atentat dramatik duket se nuk është e lehtë për t’u zbardhur.

Policia lokale ka vazhduar shoqërimin e shumë personave, por nuk ka asnjë person të dyshuar të ndaluar, si autor i mundshëm i ngjarjes.

Ngjarja, që tronditi Elbasanin në prag të festave të fundvitit, po ndiqet nga një grup specialistësh i Krimeve të Rënda pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Për këtë qëllim janë grumbulluar të dhëna dhe janë administruar pamjet filmike të bizneseve përgjatë rrugës Elbasan-Metalurgji.

Por vendi ku është kryer atentati ka qenë në errësirë të plotë dhe nuk ka kamera sigurie. Kjo e vështirëson mjaft punën për identifikimin e mjetit dhe të autorëve të kësaj ngjarje.

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me mjetin dhe rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja. Disa persona dyshohet se janë përfshirë në atentatin e mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në Elbasan.

Autorët lëshuan breshëri kallashnikovi ndaj tre personave duke i lënë të vdekur pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Objektivi kryesor i atentatit dyshohet të ketë qenë 34-vjeçari Endrit Alibej i dënuar më parë në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Viktimat jetonin jashtë vendit dhe ishin kthyer vetëm para pak ditësh për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...