Aplikoni për karta identiteti, u skadojnë 1,4 milionë shqiptarëve

Tuesday, 01 Janar 2019 18:23

Përgjatë muajve janar-qershor të vitit 2019 skadon afati i kartës së identitetit për 1.4 milionë shqiptarë. Në disa dalje publike, opozita thotë se ky është shqetësim real dhe ndikon në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Por duket se qytetarët nuk kanë qenë të informuar se letërnjoftimet e tyre po skadojnë. Të ndodhur përballë kësaj situate, strukturat shtetërore kanë nisur një fushatë sensibilizimi. Megjithatë, Ministria e Brendshme dhe pushteti lokal kanë marrë edhe masa të tjera, për të mos u gjendur përballë një fluksi të madh aplikuesish me afrimin e qershorit. Posta Shqiptare, si pjesë e këtij bashkëpunimi mes institucioneve, iu bën apel qytetarëve të nxitojnë.

Nëse për kartat e identitetit mjafton vetëm kuponi në postë dhe paraqitja pranë kompanisë Aleat, e kundërta qëndron për pasaportat. Aplikuesit duhet të paraqiten pranë komisariatit që i ka nën juridiksion.

Për një pasaportë me procedurë të përshpejtuar çmimi është 18 mijë lekë. Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali duhet të paguajnë nga 130 euro për t’u pajisur me pasaporta biometrike. Po aq duhet të paguajnë ata që jetojnë në Itali. Ndërsa ata që jetojnë në Belgjikë e Zvicër duhet të paguajnë nga 170 euro. 144 paund duhet të paguajnë shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe 240 dollarë ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Deri në datën e zgjedhjeve, shqiptarët kanë afro 6 muaj kohë për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja, pasi në të kundërt nuk do të munden të votojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...