Shqiptarët sërish në krye të listës për azil

E mërkurë, 02 Janar 2019 20:29

3500 ishte numri i kërkesave për azil në Republikën e Irlandës, për vitin 2017-të. Së bashku me sirianët dhe gjeorgjianët, shqiptarët ndodhen sërish në krye të listës.

Me 383 kërkesa për azil, shqiptarët janë të vetmit nga Europa në këto shifra të larta që kërkojnë azil në Irlandë. Përpara nesh renditen shtetasit e Gjeorgjisë me 409 kërkesa dhe në vend të parë janë sirianët me 449 kërkesa.

Zibambve dhe Pakistani, të cilat renditen pas Shqipërisë, janë dy shtetet e tjera nga ku vijnë më shumë azilkërkuesit.

Shqiptarët renditen në krye të listës edhe sa i përket refuzimeve nga autoritetet irlandeze për të hyrë këtë shtet. Përgjatë vitit të kaluar, 487 shqiptarëve u është refuzuar hyrja në Irlandë, ndërkohë që shifra duhet të jetë më e madhe për shkak se autoritetet kanë raportuar të dhënat vetëm nga aeroporti i Dublinit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...