ARRSH: Akull dhe dëborë, rrugët që nuk kalohen pa zinxhirë

E Enjte, 03 Janar 2019 09:30

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për gjendjen e akseve rrugore në të gjithë vendin pas reshjeve të borës. ARRSH thotë se në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora. Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej). Në Rajonin Verior Shkodër: Reshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore. Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen. Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bore arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me fadroma për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme. Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli. Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik – Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshejt e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë. ARRSH këshillon që përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...