Viti 2018 mbyllet me mbi 120 mijë biznese pasive, Tirana mban rekord, ja shifrat...

E Enjte, 03 Janar 2019 14:10

Vitit 2018 është mbyllur me mbi 120 mijë biznese pasive apo e thënë ndryshe, subjekte që nuk ushtrojnë aktivitet tregtar të paktën në mënyrë formale, një shifër kjo që ka ardhur ne rritje nga viti në vit.

Referuar të dhënave më të fundit të përditësuara më 3 Janar 2019, të regjistrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri total i bizneseve pasive në këtë fillim viti rezulton të jetë 120 161 subjekte, të shpërndara në të gjithë vendin.
Tirana mban rekord sa i përket bizneseve që kanë kaluar në status pasiv, duke zënë 39.4 për qind të totalit, dhe më pas renditet Durrësi me 15.3 për qind. Ndërsa Drejtoria Rajonale Kukës zë peshën më të vogël me vetëm 1.03 për qind.
Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rastet kur nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm apo deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...