Vrasjet më të bujshme të 2018-ës

E Enjte, 03 Janar 2019 20:53

Vrasjet, krimet e pasionit dhe atentatet ishin të shumta përgjatë vitit 2018. Një ndër lajmet më të bujshme e mediatike ishin pikërisht dy atentatet e fundit, një në Laprakë dhe tjetra në Elbasan. Vetëm para pak javësh,  një atentat ndodhi në zonën e Laprakës, ku i mori jetën 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe mbeti i plagosur i dashuri i saj 23-vjeçar, Erion Benga. Dy ditë përpara se të përfundonte viti 2018, mbetën të vdekur Endri Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay nga një atentat në qytetin e Elbasanit.

Një ndër krimet e pasionit më të njohura dhe më të bujshme në Shqipëri ishte pikërisht vrasja e Ariela Muratit nga ish i dashuri i saj, Aldison Belulaj. Ky i fundit, qëlloi edhe veten me armë ku ndërroi jetë disa ditë pas Arielës.

Mario Majollari ishte një tjetër viktimë e gjakmarrjes. I kthyer nga Suedia, Mario u vra nga Kastriot Gjuzi në muajin prill. Kujtojmë se babai i Mario Majollarit kishte vrarë vëllanë e Kastriot Gjuzit në vitin 2000, ku për këtë ngjarje vuan dënim të përjetshëm.

Xhuljeta Çuni ishte një tjetër viktimë e krimit të pasionit. 19-vjeçarja u vra nga Xhaferr Mata. Xhuljeta e refuzonte vazhdimisht 31-vjeçarin dhe kjo ishte arsyeja pse Xhaferri qëlloi me armë mbi të.

Një ndër ngjarjet më të tmerrshme ishte masakra në Selenicë. Ritvan Zykaj vrau 8 pjesëtarë të familjes së tij në Vlorë. Ai akuzohej për vjedhjen e pulave dhe pikërisht kjo ishte arsyeja e vrasjes së dy familjeve. Mësohet se 24-vjeçari vuante nga çregullime mendore.

Në tetor, një tjetër vrasje ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku mollë e sherrit ishte pikërisht këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Elvana Gjata. Nga ngjarja mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën dy persona të tjerë.

E bujshme ishte edhe vrasja e Devi Kasmit. Ende mendohet se për vrasjen e tij janë paguar shuma marramendëse. Atentati ndaj tij ishte organizuar nga një grup kriminal.

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 20:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...