Asnjë mjek! Spitali i Lezhës mbahet në punë nga pensionistët

Premte, 04 Janar 2019 18:11

Mungesa e mjekëve është një problem edhe në Lezhë. Vështirësitë janë në spitalin rajonal, maternitet dhe në shërbimin parësor. Kjo ka bërë që mjekët aktualë të kenë mbingarkesë në punë. Urgjencat mbulohen me mjekë parte-time që kanë dalë në pension ose ka shtim oraresh për mjekët që janë aktualisht.

Jo të gjitha shërbimet janë 24 orëshe dhe këtë problem e ka edhe materniteti. Nëndrejtoresha e Spitalit të Lezhës, Valbona Prenga, thotë se shpresohet që këto vende vakante të mbulohen me mjekë të rinj që do të certifikohen.

“Pritet që në fillim të vitit tani që mbarojnë dhe specializimet do vijnë mjekë specialistë, kardiologë, mikrobiolog, hematolog, renimator. Aktualisht me bonus janë mjeku renimator dhe mjeku kardiolog”, tha ajo.

Shërbimi parësor duket se është prekur edhe më shumë nga mungesa e mjekëve. Nëpërmjet kontaktit telefonik drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë në Lezhe, Zoje Zefaj, pranon mungesën e mjekëve, ndërsa gjysmën e tyre e plotësojnë mjekët e dalë në pension.

Poliklinika që merret kryesisht me shëndetin e gruas dhe fëmijët ka vështirësi në dhënien e shërbimit, pasi mjekja e fëmijëve është edhe këshilluese e grave. Prej gati 1 viti ka nisur identifikimi i kësaj problematike, kohë kur nisën të dalin në pension një numër i konsiderueshëm mjekësh.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...