Shqiptari "specialist" grabitjesh, prangoset në Itali pas ndjekjes si në "filma aksion"

Premte, 04 Janar 2019 19:33

Një i ri shqiptar me iniciale G. R., u arrestua mbrëmë nga policia në Alti pas një ndjekje si në "filma" për disa kilometra nga një makinë e policisë.

I riu 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, pasi përveç se rezultonte person në kërkim, akuzohej edhe për vjedhje.

Ndjekja e çmendur filloi në Osio Sotto, pastaj vazhdoi deri në Osio Sopra dhe përfundoi në Dalmine.

Shqiptari me qëndrim të parregullt në territorin italian, ishte në një makinë të vjedhur mbrëmjen e shkuar tip Honda CRV e zezë, e raportuar si e vjedhur në fillim të dhjetorit në Milano.

Kur atij iu bë me shenjë që të ndalonte, shqiptari i dha gaz, por u ndalua. Shqiptari u përpoq të godiste me grushte në një përpjekje të fundit për t'u arratisur, por u neutralizua dhe u prangos.

Brenda automjetit të vjedhur, policia ka gjetur sende të ndryshme të vjedhura, si pinca, kaçavida, doreza dhe sende të tjera.

Hetuesit besojnë se kanë arrestuar një anëtar të një bande të specializuar të vjedhjes së shtëpive apo kompanive.

Shqiptari rezulton i kërkuar prej muajsh. Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për krime kundër pasurisë, vendim i dhënë verën e kaluar nga gjykata në Bergamo.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...