Prefekti i Korçës, i dehur, bën aksident dhe sherr me shoferët

Saturday, 05 Janar 2019 09:58

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Vashtëmi të Korçës, në aksin nacional Korçë-Pogradec. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete, një prej të cilave me targa të huaja.

Burime bëjnë me dije se në një nga mjetet e përfshira në aksident ndodhej edhe prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari. 

Spirollari, i cili ishte pasagjer në një nga mjetet, mësohet të ketë qenë i dehur dhe ka debatuar ashpër me drejtuesit e mjeteve të tjera.Megjithëse rruga ishte e pastruar nga dëbora, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti tip Hundai Tucson i prefektit të Korçës.

Prefekti i Korçës, ka debatuar ashpër me drejtuesit e mjeteve të tjera, dhe për të qetësuar situatën është dashur edhe ndërhyrja e policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...