Kërcënohen studentët

Hënë, 07 Janar 2019 09:56

Mbyllja e portave  të Fakulteteve me zinxhirë dhe dry apo dhe gozhdimi i tyre nga studentët duket se ka qenë një ide e ardhur në momentet e fundit para protestës.

Ana, studentja e Arkitekturës e njohur për mesazhet e shkëmbyera me kryeministrin Rama për protestën, u shpreh për gazetaren e Ora News Erblina Mile se veprimi i studentëve vjen si shenjë revolte ndaj kërcënimeve që kanë marrë me numra anonimë apo dhe hakerime në rrjetet sociale.

Ana: Simboli i mbylljes së portave me zinxhirë ka qenë si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur dje në darkë. Shumë studentë janë kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale. I them atij që e ka bërë që po lufton në mënyrë shumë të ulët me disa studentë që nuk po kërkojnë gjë tjetër veç të drejtës së tyre. Kemi të drejtën tonë të protestojmë.

Studentët nuk janë penguar të hyjnë në mësim, njëra portë ka qenë e hapur, dy janë mbyllur. Studentët kanë rëndë dakord që do të ketë bojkot total. Nuk ka asnjë student që ishte për mësim.Mos të vazhdojnë me kërcënime. Kemi akuzuar pedagogët brenda Fakultetit për korrupsion dhe nuk është bërë asgjë deri më sot. Nuk ka reaguar as dekani, as rektori, as kryeministri.

Sa i takon plotësimit të pikave nga qeveria Rama, studentja ka këtë koment:

Ana: Kryeministri thotë se janë plotësuar 8 pikat. Asnjë pikë nuk është plotësuar. I them Kryeministrit se pa rritur buxhetin dhe pa bërë vettingun  akademik, do vazhdojmë akoma të luftojmë për ato 8 pika.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...