Meta: Shqipëria ka vuajtur nga largimi i qytetarëve, jo nga protestat

Hënë, 07 Janar 2019 21:54
 
Presidenti Meta ka komentuar sot në mbrëmje gjatë një intervistë të dhënë për gazetarin Adi Krasta protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin. I pyetur për një koment lidhur me to, Meta është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë duke nënvizuar faktin se sipas tij " Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen. Protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre. Dhe kuptohet ndaj qeverisë, ndaj opozitës, ndaj institucioneve, sepse demokracia do të jetë aq e fortë sa ne e bëjmë atë”, - është shprehur Meta.
PJESË NGA INTERVISTA
Gazetari: Dua t’ju flas pak për protestat. Ju i kuptuat? I mbështetët protestat e studentëve të universiteteve në Tiranë? A e kuptuat atë që ata donin të thonin?
Presidenti Meta: E njoh prej kohësh shqetësimin e studentëve e të shumë pedagogëve e drejtuesve të përgjegjshëm...
Gazetari: Jeni pro? Jeni kundër...?
Presidenti Meta: Shqipëria nuk ka vuajtur nga protesta, por nga mungesa e protestave. Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen. Protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre. Dhe kuptohet ndaj qeverisë, ndaj opozitës, ndaj institucioneve, sepse demokracia do të jetë aq e fortë sa ne e bëjmë atë.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...