Shkarkohet nga detyra kryetari i gjykatës së Sarandës Alltun Çela

Tuesday, 08 Janar 2019 09:51

Shkarkohet nga detyra kryetari i gjykatës së Sarandës Alltun Çela. Vendimi u mor  paraditen e 8 janarit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo gjatë kontrollit te figurës së tij, nxori probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin kryesisht me pasurinë por probleme jane kostatuar edhe ne itegritetin e gjyqtarit  dhe ne aftesitë profesionale.

Çela rezulton të këtë në pronësi një shtëpi banimi si dhe tokë are ullishtë, ku janë të mbjellë mbi 50 rrënjë ullinj të vjetër si edhe 250 rrënjë ullinj e agrume. 

Në 1995-n, gjyqtari  ka deklaruar se ka përshtatur për banim një ish-fabrikë biskotash, por për KPK-në është e paqartë se si subjekti e ka përshtatur për banim pa e siguruar pronësinë. Problematik  u vlerësua edhe  raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili vlerëson se Alltun Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar.

Nga ana e tij kryegjyqtari i Sarandës i kërkoi DSKI-ja të japë prova që është i papërshtatshëm dhe të mos i referohet letrave anonime.

Alltun Çela drejtonte Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë detyrë edhe në vitin 2014. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...