Të gjitha përgjimet dhe “roli” i Saimir Tahirit, si mundet Arta Marku të mbyllë sytë

Tuesday, 08 Janar 2019 17:14

Emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri doli nga përgjimet ambientale të antimafias italiane, e cila vuri në pranga rrjetin e bandës së “Habilajve” nga Vlora.

Moisi Habilaj është kushëriri i Saimir Tahirit, i cili ka përdorur makinën “Audi” me targa AA003GB të ministrit të Brendshëm për të udhëtuar drejit Italisë. Në dokumentin prej rreth 400 faqesh të Prokurorisë së Catanias, janë publikuar mesazhe të personave të arrestuar dhe përgjimet ambientale, të cilat janë bërë kryesisht kur kanë qenë në makinat e tyre. Emri i Saimir Tahirit ka dalë në përgjimin ambiental të 16.12.2013, në makinën e Moisi Habilajt dhe ortakut të tij, Sabaudin Çelaj, i njohur me nofkën “Sabi”.

Në këtë përgjim thuhet se Tahiri fiton në muaj rreth 5 milionë euro. Habilaj, në bisedë, duket se rivalizon me Saimir Tahirin, për faktin se ai merr më shumë para se ata që bëjnë punën, por ortaku i tij, Sabaudin Çelaj, thekson se Tahiri do t’i humbë të gjithë ato para në fushatë elektorale. Ndërkohë që në një përgjim të dytë, Moisi Habilaj ka deklaruar se i ka blerë bashkëshortes së Saimir Tahirit një byzylyk që kushton mbi 2000 euro.

Ata sigurohen që emri i Tahirit të mos dalë te bashkëpunëtorët e tjerë, madje faktin që i kanë dhënë para ministrit, nuk duhet ta marrë vesh as nipi. Ndërkohë që në një përgjim tjetër, Moisi Habilaj thotë se ka bërë llogaritë dhe ka thënë se 30 mijë euro për ngarkesën ia ka detyrim direkt Saimirit. Prokuroria Italiane, në materialin voluminoz, ka sqaruar në disa raste se Saimir Tahiri është ministri i Brendshëm i Shqipërisë, njeri me influencë në politikë.

“Të dy flasin për një njeri të pushtetshëm me emrin Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri), njëri i politikës. Moisi Habilaj: ‘Çfarë ka më shumë se ne ai?!’ ‘Sabi përgjigjet që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin që ka famën dhe pozicionin), por nuk beson se ka më shumë para se ata’. Moisi Habilaj bën llogaritë që, Saimiri, në një muaj, fiton minimumi 5 milion euro”.

‘Sabi’ i thotë që ai ato para do i humbë/do i lerë në fushatën elektorale. Shënim: Kujtojmë që Habilaj dhe Çelaj kishin arritur në Sicili në bordin e “Audi A8” me targa, AA003GB, e regjistruar në emër të Saimir Bashkim Tahirit, siç njihet ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë”, – thuhet në materialin zyrtar të Prokurorisë.

Vlen të thuhet se prokuroria e Antimafias së Katanias në 15 mars të vitit të kaluar pas 5 muajsh hetime i kërkoi gjykatës pushimin e hetimeve ndaj ish-ministrit Tahiri pasi nuk arriti të gjejë prova që e lidhin atë me grupin e Habilajve. Kërkesa u miratua nga gjykata dhe ky vendim pushimi është bërë pjesë e dosjes hetimore ne Shqipëri pasi u dorëzua si provë nga vetë Tahiri. Antimafia e Catanias ka verifikuar bisedat e dala nga përgjimet e Habilajve, veçanërisht pjesët që dukej se implikonin Saimir Tahirin, si blerja e bizhuterive për familjarët e ish-ministrit dhe verifikimin përmes Interpolit të të gjitha hyrje – daljeve të tij në zonën Shengen.

PJESË NGA PËRGJIMET E POLICISË ITALIANE:

Përgjimi ambiental në bordin e veturës “Fiat Bravo”, me targa DG826NA, në përdorim nga Moisi Habilaj. Makina është në lëvizje dhe në bord janë Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i quajtur ndryshe “Sabi”. Data 16.12.2013 Ora 12:31:10

Moisi Habilaj: Do ketë marrë ndonjë gjë Pipo?

Sabaudin Çelaj: Ehh, pse e marrin për të punuar këta? Këtu kamë gabuar rrugë njëherë.

Moisi Habilaj: Ka dhe një magazinë këtu.

Sabaudin Çelaj: Po aty ka një frigorifer të madh (mund t’i referohet një depo frigoriferike).

Moisi Habilaj: Nata e fundit që ngarkojmë. Hera e fundit.

Sabaudin Çelaj: Eehh po.

Moisi Habilaj: Ikim të marrim ndonjë kostum për vete.

Sabaudin Çelaj: Jo, jo, jemi kushërinj apo jo? (të dy qeshin). Sa kanë mbetur… 1000 euro? Do i shpenzojmë edhe ato… Dua të marr diçka për Artanin.

Moisi Habilaj: Jo, jo nuk kemi para… Do të marrësh ndonjë gjë për vete?

Moisi Habilaj: Një kostum serioz.

* Të dy flasin për një njeri të pushtetshëm me emrin “Saimir Tahiri” (deputet në Shqipëri), njeri i politikës.

Moisi Habilaj: Çfarë ka më shumë se ne ai?! Sabi përgjigjet që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin që ka famën dhe pozicionin), por nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisi Habilaj bën llogaritë që Saimiri, në një muaj, fiton minimumi 5 milion euro. “Sabi” i thotë që ai ato para do i humbë/do i lërë në fushatën elektorale.

Moisi Habilaj thotë se ato që ka thënë për nipin e tij, mjaftojnë. 10 mijë euro në muaj për “punën” që bën dhe shton se “është ajo që na duhet neve…por ai është një tip i malinj, ai nipi”. Moisiu i thotë që nuk i intereson nëse është një tip malinj.

Sabi i thotë që e rëndësishme është që të mos bëjë pyetje dhe të mos thotë emra dhe më e rëndësishmja, që të mos dalë emri i personit që i kanë dhënë paratë.

Moisiu i përgjigjet: Jo, nuk beson se do ndodhë. Sabi përsërit: Të ketë frikë se nipi mos flasë me dikë tjetër, që i kanë dhënë paratë atij (Bën fjalë për Saimirin)

Ora 12:38:10

Sabaundin Çelaj: Do dyfishin e asaj.

Moisi Habilaj: Ai nuk është nga ata që kërkon sherrin dhe të bëjë diskutime për sasinë. Kur ai mendonte se ishin thasët me 20, aty ishin 20 thasët.

Sabaundin Çelaj: Ti i kishe likuiduar të parat.

Moisi Habilaj:….

*Përgjimi ambiental në bordin e makinës “Fiat Bravo”, DG826NA, në përdorim të Moisi Habilajt. Regjistrimi ambiental, datë 16.12.2013, Ora 12:14:45.

Miosi Habilaj hyn në makinë dhe i thotë Sabit, që ka marrë dy byzylykë për gruan e Saimirit dhe një për mamanë. Sabi e pyet se sa i kanë shkuar.

Moisi Habilaj: Mjaftueshëm.

Sabaudin Çelaj: 1000 euro?

Moisi Habilaj: Sa?

Sabaudin Çelaj: 2000.

Biseda vazhdon në përgjimin e dytë, numër 559 Makina është në lëvizje me në bord Moisi Habilajn dhe Sabaudin Çelaj, i njohur si “Sabi”.

Sabaudin Çelaj: 5000?

Moisi Habilaj: 7000, ik mbushu. 10.000 lekë pa 1000 lekë (do të thotë 9000 euro).

Sabaudin Çelaj: Aq kishte marrë në total?

Moisi Habilaj: Kishte marrë 20.

Sabaudin Çelaj: 10 në total.

Moisi Habilaj: 2 byzylykë…

Sabaudin Çelaj: 2000 euro?

Moisi Habilaj: 9000 euro… Ishin 18 (18.000 euro) dhe i ka ndarë në gjysmë.

Sabaudin Çelaj: Ia ka dhënë në dorë, cash?

Moisi Habilaj: Jo, atje ka disa telekamera.. Diçka.

Sabaudin Çelaj: Jo… Ajo është përballë gjykatës..

Moisi Habilaj thotë që një (byzylyk) e ka blerë për gruan e një për mamanë, me 4000 euro, me diamant.

Moisiu tregon dhe për certifikatën e bizhuterive që ka blerë dhe thotë që nëse i humb ose nëse ta vjedhin, atëherë duhet të bësh denoncimin e tyre dhe ata ta rikthejnë. Sabi pyet nëse i kanë dhënë 20.000 lekë ose 20 mijë euro në total.

Moisiu i thotë që t’i japin 2000 euro atyre personave për festat dhe të mbajnë 5000 lekë për kokë për vitin e ri.

Sabi thotë që t’i japin 500 Danit (Maridian Sulaj), sepse paratë e udhëtimit i kanë, por nuk kanë asgjë për Vetin e Ri.

Moisiu i thotë që do i japin 500 lekë Maridianit dhe pastaj do e rikthejnë në Shqipëri më datë 27, por më parë duhet të kalojë tek Antonio Riela për të marrë përgjigjen.

Sabaudin Çelaj: Do e bëjmë atë punën ne?

Moisi Habilaj: Do na japë lekët e punës.. Ne nëse kemi lekët, në tre ditë do bëjmë “punën”.. S’jemi të trashë..

*Të dy flasin për rrugën që do marrin. Moisiu thotë që kishte para një Rolex të bukur 6000 euro dhe herën tjetër do vijë ta marrë për vete, sepse paratë mund t’i prishin dhe se problemet e tyre nuk mbarojnë asnjëherë.

*Ditën e 03.03.2014, Moisi Habilaj, Sabaudin Çelaj po shkonin në Katania me qëllim për të mbledhur disa shuma parash nga grupi me shef Vincezo Spampinato, Antonio Reila dhe nga Sebastiano Sardo, i njohur si “ai me syze”.

Për këtë çështje, të dy po vlerësonin mundësinë për të justifikuar kërkesën dhe për të marrë më shumë para me nxitim, që të mundësonin marrjen e rezervave të tjera të lëndëve narkotike.

Çelaj: Duhet t’i themi që po mbaron puna sipër… Do t’i themi që duhet të bëjmë një udhëtim tjetër… Ose i themi që do ta bëjmë në fund të marsit… Bëjmë një udhëtim tjetër.

Habilaj:.. Do shohim, sa lekë ka bërë edhe “Syzja”… (Sardo Sebastiano)… 50 ai me syze.. 50 Antonio… nuk jemi keq.

* Gjatë rrugës, të dy po diskutonin për faktin se si do të bënin që të parandalonin sekuestrimin e drogës nga Guardia Di Financa, dhe për gabimet e mundshme që kishin bërë në organizimin e raportit të marijuanës nga depozita e A. Relias deri te magazinat V. Pasavantit.

Moisi Habilaj: Me Antonion e di sa kemi gabuar… Duke ditur që kemi pasur eksperiencë të keqe me këtë histori?! Pse e tërhoqëm punën kaq shpejt.. Duhet të kishim lënë atë që të sistemonte punën e tij… Sistemonte punën e tij, pastaj e bënim që të dilte dhe e dërgonim tek ai vendi tjetër… janë gabime të pafalshme… nuk dimë kë kanë mbrapa ata trapat.

Sabaudin Çelaj: Një arsye duhet të ketë qenë…, përse gjithë kjo gjë e kotë… “po shkojmë mbrapa kësaj pune”. Nuk shkuan.. Pastaj ata shkuan të bëjnë një kontroll të tillë?

Moisi Habilaj: Herën tjetër, sapo të sistemojmë marrëveshjen, do e lë 30 km distancë nga garazhi.

Sabaundin Çelaj: E ngarkon dhe e lë një javë larg “vullkanit”… Por gjëja më e çuditshme është se si ia dolën ta përgjojnë dhe përse.. Në ç’vend i janë vënë mbrapa?

Moisi Habilaj: Nuk e di.. Sabi gabimi është i gjithë i atyre… Kanë folur apo jo… Nuk dihet si ka ndodhur, por nëse do t’i kishin pasur mbrapa nga këto do të ishin të gjithë në mut… Këto përgjegjësitë janë të gjitha të jonat, nga A-ja te Z-ja. Pa punë…

Sabaundin Çelaj: Nuk merakosem për Antonion (Reila), por për këtë trapin e Enzo Spamoinato-n.. Në rasti se do të ketë gabuar me diçka.. Sepse është pak trap.. për punën.. mendoj se është i kujdesshëm edhe ai.

Moisi Habilaj: Po, po. Enzos kur i thua diçka… “shiko se duhet t’i thuash edhe Antonios kështu”… Fjalët që unë i them, ai ia ripërsërit”.

* Bisedat e tyre gjatë rrugës dhe numërimit të borxheve me bashkëpunëtorët në Shqipëri, Habilaj dhe Çelaj, kanë bërë edhe një herë një referim të drejtpërdrejtë për disa shuma parash që duhet t’i japin njërit me emrin “Saimir”, duke aluduar për kushëririn e tij, Saimir Bashkim Tahirin.

Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe të emrave të tjerë të institucioneve shqiptare, qartësisht bashkëpunëtorët e tyre:

Moisi Habilaj: Ti mendon… nga një anë borxhet që kemi, nga ana tjetër borxhet që kemi marrë… kemi 75 mijë lekë (75.000 euro) që janë automatikisht borxhe… 30 për “Xhaxhain”… 30 duhet t’ia çoj “Saimirit”… bëjnë 60 … 15 për anijen… nga duhet patjetër… janë 75 mijë lekë… plus 100 që janë. 72 janë të atyre të Fierit… 20 i ka Arseni… 170 mijë lekë. Heqim dhe këta të shtetit që kemi… Nga evidentimi dhe nga bisedat bëjnë referim edhe për Angelo Busacca, i quajtur ndryshe “kokë llamba”, dhe për gomonet që këta vendosin në dispozicionin e tyre.

Për këtë çështje japim përgjimet e tjera. Përgjimi ambiental në bordin e makinës “Fiat Panda”, me targa: EM735ËR, në përdorim të Moisi Habilajt.

Regjistrimi ambiental në orën 08:12 të 03.03.2014.

Makina është në lëvizje, në bord Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i quajtur “Sabi”. Në sfond ka muzikë. Ora: 08:18:58

Moisi Habilaj: Duhet të kemi paratë për të bërë një udhëtim tjetër në fund të marsit.

Sabaudin Çelaj: Duhet t’i themi që po mbaron puna sipër…(E ka fjalën për mallin në mal).

Moisi Habilaj: Ehh.

Sabaudin Çelaj: Shpresojmë që të na japin ndonjë lek.

Moisi Habilaj: Shpresojmë që të na japim rreth 50

Sabaundin Çelaj: Edhe po na dha 100, nuk themi jo ne

Moisi Habilaj: Nuk do t’i themi gjë

Sabaundin Çelaj: Do t’i themi që do bëjmë një udhëtim tjetër… Apo do i themi që do bëjmë një udhëtim tjetër në fund të marsit… Ta bëjmë një udhëtim.

*Përgjimi ambiental në bordin e makinës “Fiat Panda”, me targa: EM735ËR, në përdorim të Moisi Habilajt. Regjistrimi ambiental në orën 12:49 të 03.03.2014.

Makina është e ndaluar dhe në bord Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i quajtur “Sabi”.

Në sfond ka muzikë. Ora: 12:45:48

Moisi Habilaj: Me Antonion e di sa kemi gabuar… Duke e ditur që kishim një eksperiencë të keqe me këtë histori.

Sabaudin Çelaj: Sepse morëm një ngarkesë të madhe. Apo pse e tërhoqëm?

Moisi Habilaj: Pse e tërhoqëm punën kaq shpejt.. Duhet të kishim lënë atë ta sistemonte punën e tij.

Sabaudin Çelaj: Po ai në të njëjtin vend e sistemoi.. Çfarë duhet të sistemonte?

Moisi Habilaj: Të sistemonte punën dhe pastaj ta nxirrte dhe ta dërgonte në një vend tjetër… janë gabime të pafalshme.

Shënim: Kujtojmë që Habilaj dhe Çelaj kishin arritur në Sicili në bordin e “Audit A8”, me targa AA003GB, e regjistruar në emër të Saimir Bashkim Tahirit, siç njihet ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Sabaudin Çelaj: Po ndoshta ai aty ka garazhin.

Moisi Habilaj: Gabohesh, nuk duhet t’i kishim thënë që ai e ka garazhin… “kjo është puna jonë dhe duhet të ta marrim, ne ta merrnim…

Sabaudin Çelaj: Dhe ta kishim çuar në një vend tjetër

Moisi Habilaj: Po

Sabaudin Çelaj: Po për këto gjëra ai i di dhe duhet të na i thotë

Moisi Habilaj: Këto janë gabimet tona… sepse ne nuk dimë se me kë jemi përzierë. Nuk dimë se kë kanë dhe kë nuk kanë mbrapa ata trapat

Sabaudin Çelaj: Ja si ndodhi tani…

Moisi Habilaj: Si na ndodhi herën e kaluar… Si na ndodhi tani… Do vrasim veten.

NË ORËN 12:56:22

Sabaudin Çelaj: Një arsye duhet të jetë sepse kjo nuk është e kotë… “Të ikim mbrapa këtij për punë” …nuk ikën… dhe pastaj ikën të bëjnë një kontroll… Kështu?

Moisi Habilaj: Me këtë?

Sabaudin Çelaj: Jo.. ati.. Pepes..?

Moisi Habilaj: Nuk e di.

MESAZHET MES SABAUDIN ÇELAJT DHE MIRIDIAN SULAJT

Sabaudin Çelaj: T’erdhi, o dajo?

Çelaj: Fole, o dajo?

Meridian Sulaj: Po fola, do vi tani

Çelaj: Do vonohesh shumë?

Sulaj: Do nisem tani. Ku je?

Çelaj: Hajde, te Caku jemi. Bëm zile kur të vish të dal jashtë.

Çelaj: O dajo, si u gdhit?

Sulaj: Mir, ja po u hedhim një sy leqeve

Çelaj: Mir, ç’a bën zemra, si është koha andej?

Sulaj: Koha është e vrenjtur, ne po e mbledhim se është tharë. Ditë të mbarë, puç zemër

Çelaj: O zemra, e mblodhët dot, thuaj Erit të ngul ca hunj edhe vër nga ato llamarinat e vjetra në të dy anët e stallës. Po Shqipja me Lelën erdhën, puç

Çelaj: Nuk e morëm dot të gjithë se u prish zetori. Shqipja dhe Ornela erdhën dhe janë në Vlorë

Sulaj: Ku ta bie vetllun?

Çelaj: Në shtëpi jemi

Çelaj: Ku je, o dajo?

Sulaj: Jemi këtej, do vonohemi

Çelaj: O dajo, po na vajtët?

Çelaj: O dajo, po ku ini se m’bët merak?

Sulaj: Nisu dhe takohemi atje

Çelaj: Ok

Sulaj: Do vonohesh shumë?

Çelaj: Po vi

Sulaj: Ok, ikëm para ne

Çelaj: E nga vajtët?

Sulaj: Mere dhe atë tjetrin e hajde në shtëpi.

Çelaj: Ok

Çelaj: O dajo, do vonohem pak se ky qenka në p… të motrës. Do të mar më von. Puç

Sulaj: Ok

Çelaj: O dajo, hajde atje ku e lamë.

Çelaj: O dajo, të vete ta mar pasaxon e makins

Çelaj: Un jam atje ku blem makinën

Sulaj: Fole gjë me llafazanët?

Çelaj: Jo, ç’a t’u them?

Sulaj: Thuaj të vin te karburanti ku e le dje

Çelaj: Ok

Çelaj: Ok, 20 minuta

Çelaj: Un ç’a të bëj, t’vi aty?

Sulaj: Hajde lart te spitali

Çelaj: Ok

Çelaj: Mere atë në tel dhe thuaj të vi atje

Sulaj: Ok

Salvatore Marletta: Vëlla, hajde aty ku kemi qenë, ok?

Marletta: Sa të nisem të them, ok?

Sulaj: Po në 6 është nisja

Marletta: Jo, për 45 minuta

Sulaj: Vetulla m’thot që do niset për 45 min se ka punë. Ç’a t’i them?

Çelaj: Mir o të shkërdhefsha motrën i thuaj, po të presim këtu.

Marletta: Vëlla, po ne po të presim këtu ty

Sulaj: Do bëj zile kur t’niset, thotë

Çelaj: I thuaj të niset shpejt se po e presim këtu

Sulaj: U nis Sulaj: Po ku ini, ai po pret atje

Çelaj: Te parkexhi i spitalit

Sulaj: 6 te spitali?

Marletta: Po

Sulaj: Te parkexua po pret

Çelaj: I thuaj te parkexh, te semafori

Sulaj: Nuk e di ku është thotë, ai po pret atje

Çelaj: I thuaj të vi te hyrja te pronto so korso

Sulaj: Po ku ini, ai ësht te hyrja pronoskorsos

Çelaj: Ore, thuaj në kë spital është

Sulaj: Atje ku u takuam sot, sms

Çelaj: Po ne jemi ku e lamë, thuaj të presë atje ku është.

Sulaj: Ç’a t’bëjë ai, t’niset për aty ku e latë sot apo t’pres aty ku ësht?

Çelaj: T’pres aty ku ësht

Sulaj: A e takuat robq…

Çelaj: Ik në shpi te dhoma ku flem ne mbi dollap jan ca lek, mer dhe telefonin tim dhe hajde te Cico mekaniku për 30 min.

Sulaj: I keni ju çelsat?

Çelaj: Hip nga gjitoni

Sulaj: Takoemi te Cicua se ja çojm nesër lekët.

Çelaj: Më duhen lek për gjëra të tjera o k….

Sulaj: E na vajtët

Çelaj: Ja dhe pak erdhëm

Çelaj: I thuaj vetull të vi ku e lamë

Sulaj: Ok

Çelaj: I the?

Sulaj: Po

Sulaj: E takove?

Çelaj: Po Telefonata mes Salvatore Marletta dhe Miridian Sulajt

Marletta: Alo?

Sulaj: Po

Marletta: Duhet të pres akoma?

Sulaj: Pse, nuk jeni takuar?

Marletta: Jo, akoma

Sulja: Po si… Ku ngelët dje ju?

Marletta: Po e di, duhej të prisja edhe 20 minuta më tha, por unë duhej të shkoja në Katania. A kuptove?

Sulaj: E nuk e di. Më the “gjithçka ok”. Nuk e di ku mbetet dje ju

Marletta: E di, e di, e di

Sulaj: Pse?

Marletta: Jo, duhet të më thonë vetëm nëse humbin shumë kohë. Duhet të më thonë vetëm këtë. Në rregull?

Sulaj: Në rregull. Mirupafshim.

Modifikuar më Tuesday, 08 Janar 2019 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...