Pas disa oresh, me sakte pas ores 21.oo do te nisin rreshjet e bores në kryeqytet. Bora është një fenomen që ndodh rrallë ndërkohë që pritet nga cdo banor i Tiranës në ditët e ftohta të dimrit. Sinoptikanët kanë parashikuar se dita e sotme do të ketë temperatura nën zero teksa në mbrëmje pritet të vijnë rreshjet e para të dëborës në Tiranë.
“Dita më e ftohtë e javës do të jetë dita e së martës, pasi do të ketë vlera negative. Temperaturat do të jenë -12 apo edhe -13. Reshjet nisin natën e së martës rreth orës 8 – 9 dhe do jenë në formën e dëborës. Sigurisht që do të kemi reshje dëbore edhe në Tiranë. Do të jetë e përzier me shi, por që do të kemi reshje dëbore”. Edhe pse pritet një rritje e temperaturave nga e mërkura, në zonat bregdetare dhe të ulëta do të ketë reshje shiu. “Reshjet nisin mbrëmjen e së martës. Shtohet intensiteti ditën e mërkurë deri të premten. Më pas ka përmirësim të kushteve të motit, pra pauzë e reshjeve deri në 15 janar”.