Nuk ka kuponë për pasaporta dhe karta në Postën Shqiptare

E mërkurë, 09 Janar 2019 08:23

Rekord përdorimi të portalit qeveritar e-albania gjatë dhjetorit, ku vihet re një tendencë e njëjtë e të gjithë vitit për shërbime si cerfikata që nuk jepen më pranë zyrave të gjendjeve civile, ndërsa edhe kërkesat për aplikime për kartë ID dhe pasaportë kanë qenë më të përdorura këtë muaj.

Sipas burimeve edhe pranë degëve të ndryshme të Postës Shqiptare, për Monitor, këtë fillim janari ka një mungesë në treg të kuponave për karta identiteti dhe pashaporta, nga fluksi i lartë i kërkesave në fundvit.

Portali  e-albania  ka publikuar statistikat e fundit, sa i përket vizitave,  shfletimin e shërbimeve, aplikimet e përfunduara, të cilat  janë të aksesueshme dhe të përdorshmenga çdo vizitor apo përdorues iregjistruar i tij, duke  ofruar një panoramë  më  të  mirë të  raportit  shërbim elektronik – aplikim – përdorues.

Sipas shifrave të bëra publike, numri total i shërbimeve të marra nga ky portal ishte 1,498,799 nga ku në faqen zyrtare vijojnë të dominojnë kërkesat për shërbime, ndjekur nga njohja me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. E njëjta tendencë është ndjekur edhe në shërbimet e kërkuara nga aplikacioni mobile i e-albania. Vetëm të regjistruarit e rinj ishin më shumë se 17 mijë, ccka thekson një përdorim të larta gjatë muajit të fundit të vitit.

Sipas të dhënave që përfshijnë 1-31 dhjetor, vihet re një kërkesë e lartë për disa shërbime të Ministrisë së Jashtme, si karta identiteti dhe pashaporta.

Edhe certifikata familjare mbetet në shërbimet më të përdorura në portal, ndjekur më pas me kontrollin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individin.

Drejt shërbimeve online

Me zhvillimet e shpejta teknologjike, të gjitha shërbimet po orientohen drejt dixhitalizimit të tyre. Një pjesë e mirë e shërbimeve po jepen online. Në portalin e-Albania prej muajit prill mund të gjeni 13 shërbime të reja elektronike, me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), të projektuara dhe të investuara nga AKSHI. Marrja e online, sipas faqes zyrtare të e-albania,  e Vërtetimeve të bizneseve kanë sjellë një kursim kohe prej 14,000 orësh pritje në radhë (llogaritur me mesatarisht një kohë pritjeje prej 15 minutash në sportel).

Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si:

    Detyrime Globale/Penalitetet

    Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

    Tatim i Lojërave të Fatit

    Taksat Kombëtare

    Tatim i mbajtur në Burim

    Tatim mbi Vlerën e Shtuar

    Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

    Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

    Tarifat Kombëtare

    Tatim Fitimi

    Renta Minerare

    Tatim mbi të Ardhurat Personale

    Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 08:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...