Pesimizmi, shqiptarët heqin dorë nga blerjet e mëdha

E mërkurë, 09 Janar 2019 09:47

Konsumatorët shqiptare janë përfshirë në një qark pesimizmi, pasi prej vitesh kanë shmangur blerjet e mëdha.

Madje ecuria reale e blerjeve të mëdha, ku përllogariten kryesisht banesa dhe pasuri të paluajtshme kryesisht, ka rezultuare dhe më e përkeqësuar se parashikimet e konsumatorëve, sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të individëve në tremujorin e katërt të vitit 2018.

Pjesa dërrmuese e konsumatorëve pohuan se në tremujorin e katërt të 2018 nuk kishin blerë mallra me vlerë të madhe. Balanca e përgjigjeve ishte negative në më shumë se 61 përqind.

Në anketën që ishte bërë në tremujorin e tretë të vitit 2018, se si konsumatorët i prisnin blerjet e mëdha në tremujorin e katërt,  balanca e përgjigjeve negative ishte mbi 44 për qind, por në realitet zhvillimet reale të blerjeve në tremujotin e katërt ishin edhe më të përkeqësuara pasi  balanca e përgjigjeve negative ishte më shumë se 61 për qind.

Sistematikisht që në tremujorin e katërt 2016, konsumatorët kanë qenë më optimist për blerjet e mëdha, teksa zhvillimet reale kanë qenë me të përkeqësuara se pritshmeritë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin braktisjen e blerjeve të mëdha me efektin emigracion. Një sondazh i fundit i Gallup ka gjetur se 60 për qind e shqiptarëve kanë në plan të emigrojnë.

Duke mos e planifikuar të ardhmen e tyre në vendin tonë ata ngurojnë të blejnë mallrat ë qëndrueshëm të tilla si shtëpi dhe toka, apo mjete të tjera që kushtojnë.

Kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetër oferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjë e në rritje prej numrit të madh të lejeve të dhëna për banesakryesisht në Tiranë. monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...