Pas denoncimit të Stop, nis hetimi për gjyqtarin që kërkonte para dhe favore seksuale

E mërkurë, 09 Janar 2019 10:39

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet pas rastit skandaloz të denoncuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria thotë se: “Duke u nisur nga pamjet filmike të transmetuara në datën 08.01.2019 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, kryesisht, ka rregjistruar proçedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë”.

Një grua e divorcuar që kërkonte kujdestarinë e fëmijës me proces gjyqësor, u përball me kërkesën e gjyqtarit Roland Hysi që kërkonte para dhe favore seksuale nga zonja në fjalë.

Emisioni “Stop” ka denoncuar përmes kamerës së fshehtë bisedat e bëra me gjyqtarin Hysi dhe veprimet amorale të këtij të fundit. Në këtë çështje është përfshirë edhe psikologia Elona Meçani, e cila bën rolin e sekseres, dhe disa gjyqtarë të tjerë.

Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës gruas që ka denoncuar rastin. Po kështu zonja i jep psikologes 500 Euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 11:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...