Studentët e Juridikut "ngujohen" në Fakultet, thirrje policisë: Mos ndërhyni!

E Enjte, 10 Janar 2019 10:52

Studentët do të vijojnë edhe sot bojkotimin e mësimit.Protestën ata kanë vendosur ta zhvendosin brenda Fakulteteve përkatëse.

Që prej orës 7 të mëngjesit studentët e Fakultetit të Juridikut janë ngujuar brenda sallave të tyre. Kanë kanë grumbulluar të gjitha bankat dhe karriget si barrikadë për të mos lejuar mësimin.

Mësohet se nuk kanë hyrë nga dyert por kanë shfrytëzuar një dritare. Kanë pasur dhe një përplasje me rojet e sigurisë.

Në një lidhje telefonike për Ora News, studentët e Juridikut thanë se kjo formë proteste erdhi si masa e fundit ndaj një qeverie të shurdhët që nuk po merr parasysh kërkesat e tyre. Një apel patën dhe për policinë.

Studenti: Kemi provuar të gjitha protestat dhe zëri ynë nuk u dëgjua. Ndaj ne sot e bëjmë këtë si shenjë rezistencë dhe revolte ndaj një qeveri të shurdhër.Në i bëjmë thirrje policisë të mos ndërhyjnë dhunshëm tek studentët, protesta është paqësore dhe nuk jemi kërcënim për askënd.

Studentja: Kemi filluar bojkotin me turne.

Edhe studentët e Ekonomikut kanë bërë të njëjtën gjë, aktualisht janë në një mbledhje.

Ora 10:00 Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia zbardh takimin e studentëve të Gazetarisë me pedagogët.

"Takimi është thirrur nga studentët e Masterit, viti i parë dhe i dytë. Kanë qenë prezent pothuajse të gjithë pedagogët lidhur me një shqetësim  që kanë pasur studentët që protestojnë lidhur me vitin akademik, nëse do të digjet apo do të gjendet një zgjidhje. Ka pasur një kërkesë garancie nga studentët për pedagogët. Pegagogët janë shprehur se do të gjendet një zgjidhje si për studentët që duan të ndjekin mësimin ashtu dhe për ata që protestojnë" informoi gazetari.

 

 

Ora 09:34 Studentët e gazetarisë takim me pedagogët në Fakultetin e Filologjikut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...