“Hodhët gjysmën e qeverisë në Lanë”, Basha në protestën e Astirit: Ja kush qendron pas aferës korruptive

E Enjte, 10 Janar 2019 18:14

Nis protesta e banorëve të Astirit e cila hyn në ditën e 68 të saj ku banorët e kësaj zone kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe diskriminon duke nxjerrë nga banesat e tyre familjarët të cilët preken nga projekti.

Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.

Në mbështetje të banorëve ishte i pranishëm dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili u shpreh se i vetmi person që qendron pa aferave korruptive është Edi Rama.

“Përshëndes protestuesit e Unazës së Re. Kur mbroni një kauzë të drejtë, kur lufton për drejtësi, kur kërkon që fajtorët të shkojnë para ligjit, nuk rrëzohet qytetari, rrëzohet ministri siç është rrëzuar Gjiknuri. Merita më e madhe e këtyre banorëv që kanë hedhur një gjysëm qeveri në Lanë dhe shumë shprejt do ta hedhin dhe tjetrën.

Kemi përsëritur disa fakte të thjeshta, të gjithë dimë sesi nisi kjo aferë, ku pa marrë asnjë leje u vërsulën me fadroma dhe me policinë e shtetit. Genocid sepse planifkiohej largimi i 1000 familje për të dendur me para njerzit që qendrojnë pas aferës së Unazës. Kush janë këto njerëz? Si ka mundësi të gjithë punonjës nuk ka parë që kanë të bëjë më një aferë korruptive? Këtu duhet të dëmshpërblehen banorët. Si ka mundësi? Nga kronika e zërit të Amerikës, e cila ka vërtetuar që jo vetëm shteti nuk ka bërë detyrën, por ka qenë pjesë e këtij falsifikimi. Kush ka fuqinë që ti bëjë të gjitha këto?

Të gjitha këto i kanë shërbyer shefit të madh! Autori dhe manipuluesi që qendron pas kësaj afere është vetë Edi Rama. Qendresa e këtyre banorëve jo vetëm që nuk meket po forcohet dita e ditës. “- u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...