Politikanë pa diplomaci për Ministrinë e Jashtme

E Enjte, 10 Janar 2019 19:27

Nga Desada Metaj/
I papërgjegjshëm, i papërvojë dhe i pasigurt. Me këtë arsyetim Presidenti Ilir Meta nuk ka refuzuar dekretimin e Genti Cakës në postin e ministrit të Jashtëm të Shqiperise.

28-vjeçari nga Kosova, që prej ditës së sotme është shndërruar në mollën e re të sherrit në politikën shqiptare. Lindur në vitin 1990 në Kosovë dhe arsimuar kryesisht jashtë Shqiperisë, Caka ka mbajtur prej disa muajsh postin e zv/ministrit të Jashtëm dhe me parë atë të këshilltarit të kryeministrit Rama.

Gjatë muajve që ka qenë numri dy i diplomacisë, Genti Caka nuk është pajisur me çertifikatën e sigurisë, një dokument shtetëror që i lejon zyrtarëve të larte të shtetit të kenë qasje në informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore. Ai ka paraqitur kërkesën dhe është pajisur me të një ditë më pas, në datën 4 janar. Kjo është dhe një nga arsyet, në mos kryesorja që e ka nxitur presidentin Meta të mos e dekretojë atë për ministër të Jashtëm, duke marrë shkas dhe nga interpretimet e një interviste që zoti Caka ka dhënë për gazetarin Baton Haxhiu në Kosovë.

Madje ky i fundit me anë të një letre i është përgjigjur Presidentit Meta për mosdekretim, duke i përmendur shkollimin dhe kulturën e ministrit të propozuar nga Edi Rama. Edhe kryeministri nga ana e tij ka qenë tepër aktiv në reagimet post mosdekretimit, duke i dhënë përgjigje jo vetëm Presidentit, por dhe disa politikanëve në Kosovë që kanë përshendetur aktin e Ilir Metës.

Në këto kushte, kur Presidenti nuk ka ç’dekretuar ende ministrin Ditmir Bushati nga detyra, kur ka hedhur poshtë dekretin për Genti Cakën, në mungese të Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria ndodhet përballë një ngerçi në përfaqesimin e saj diplomatik, ndërkohë që është edhe përballë sfidave të rëndësishme siç është hapja e negociatave apo roli i saj në bisedimet Kosovë-Serbi.

Ndoshta zhvillimet politike në vend, protesta e studentëve, lëvizjet e ministrave apo dhe pakënaqësitë e brendshme brenda mazhornacës kanë qenë forca levizëse për të kundërshtuar emërimin e ministrit të ri të Jashtëm, një djali të ri dhe të mirëformuar që mbase i duhet të kuptojë se në Shqipëri prodhohet më shumë politikë se diplomaci. Dhe se politika gjithsesi prevalon jo vetëm mbi diplomacinë, por dhe mbi vlerat apo njerëzit që ndoshta vërtetë duan të kontribojnë për vendin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...