Nexhmedin Spahiu: Teoritë e Cakajt për kufijtë, do të ishin “thikë pas shpine” për Kosovën

E Enjte, 10 Janar 2019 20:38

Vendimi i bujshëm i presidentit Ilir Meta për mos të dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm ka patur sigurisht jehonë edhe në Kosovë.

Nexhmedin Spahiu, publicist dhe njohës i mirë i dinamikave politike dhe sociale në Kosovë, i ftuar në A2 fillimisht e cilëson vendimin si “çështje e brendshme” e Shqipërisë, por zbret më pas në detajin e arsyeve, ku njëra sipas tij e bën legjitim vendimin e kreut të shtetit.

“Rinia e kandidatit dhe përvoja nuk janë arsye e qëndrueshme, sepse e njëjta gjë mund të thuhet për shumë ministra në Kosovë dhe në Shqipëri. Kurse dyshimet mbi qasjen e Cakajt për shkëmbimin e territoreve, janë të qëlluara”.

Dhe shpjegon përse. “Por ta teorizonte Trump ose Putin këtë ndarje, ne faktikisht nuk mund ta pengonim dot, por nuk i ka hija një ministri të jashtëm të Shqipërisë që ta përkrahë këtë gjë, qofte ai me origjine kosovare”.

Sipas Spahiut, teoritë e shkëmbimit territorial midis Kosovës dhe Serbisë janë “qëndrime armiqësore, që do të përjetoheshin si thikë pas shpine nga populli kosovar”.

Analisti pohon që edhe në Kosovë ka qëndrime pro shkëmbimit në fjalë, por sipas tij këto tregojnë “brishtësisë e shoqërisë kosovare, siç i ka patur Shqipëria në vitet 20 të shekullit të kaluar”.

Ai shton gjithsesi që në vetvete nuk do të kishte pengim që një kosovar të bëhej ministër, në Shqipëri, por diferenca e bën qëndrimi i Cakajt, shenjë “primitivizmi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...