Ka patur tensionim të situatës gjatë mëngjesit të sotshëm edhe tek Fakulteti i Ekonomisë.
Studentët janë përplasur me rojet e sigurimit të cilët janë dërguar për të hapur dyert e fakulteteve
Studentët nuk kanë pranuar, protesta vazhdon.
Gjatë natës tek ekonomiku studentëve që kanë qëndruar në salla u janë fikur dritat dhe ata kanë ndezur qirinj. Fikja ka qenë e urdhëruar pasi godinat e tjera kanë patur ndriçim vetëm ajo ku ishin studentet ishte në errësirë. Kjo në formë presioni që ti detyronin të ndalnin protestën e tyre.