Grupe studentësh të Fakultetit të Ekonomisë kanë vendosur të ngujohen në hollin e godinës.Gazetari Ermal Rizaj përcjell nga afër situatën. Të rinjtë shfaqen duke shtruar batanijet në pllaka.
Shokë të tyre janë duke u përplasur me Policinë e Shtetit dhe rojet private në hyrjen kryesore, që e mbajnë të bllokuar për të mos lejuar shtimin e numrit të protestuesve.
Grupi i studentëve që qëndroi gjatë natës brenda në godinë, ka qëndruar në errësirë dhe të ftohtë, pasi OSHEE-ja u ndërpreu energjinë elektrike.