Biznese eksportuese po përballen me një situatë të vështirë ekonomike, pasi kanë mbi një vit që nuk janë rimbursuar, me vlera të prapambetura që shkojnë deri në 200 mijë euro për subjekt, ndërsa janë dëmtuar ndjeshëm edhe nga mbivlerësimi i lekut.
Union i Eksportuesve të Shqipërisë shprehet se këto kosto do ti paguajnë qytetarët shqiptarë.
Eksportuesit kërkojnë nga qeveria që të marrë masa për të zgjidhur këtë situatë, ndërsa shprehen optimist për dialog, me ndryshimet që ndodhën së fundmi në qeveri.
Zhvlerësimi i euros ka sjellë dëm tek kompanitë eksportuese duke u përkthyer në rënie fitimi me 2/3, pasi të ardhurat janë në euro dhe shpenzimet janë në lekë.
Këto kompani punësojnë një numër të lartë qytetarësh, shumica prej të cilëve me nivel të ulët arsimor.