Valutat e huaja “shembin” Lekun – Euro arrin në 124.7 lekë, fuqizohen edhe Dollari e Paundi britanik

Premte, 11 Janar 2019 16:44

Monedha kombëtare, leku, e ka mbyllur javën tejet i zhvlerësuar nga monedhat kryesore ndërkombëtare. Euro ka shënuar një kthesë të madhe gjatë ditës së premte, duke u forcuar me plot 0.7 lekë për njësi kundrejt lekut. Valuta e eurozonës këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.7 lekë në blerje dhe 125.7 lekë në shitje.

Po me 0.7 lekë për njësi është forcuar gjithashtu edhe dollari amerikan gjatë ditës së sotme kundrejt lekut, duke u ngjitur në kuotën e 108.1 lekëve.

Të njëjtin trend rritës ka ndjekur gjithashtu edhe paundi britanik, i cili është rikuperuar ndjeshëm të premten, pas një zhvlerësimi të regjistruar një ditë më parë. Kështu, monedha ka arritur të fitojë 0.5 pikë ditën e sotme duke kapur vlerën e 137.5 lekëve.

Leku paraqitet mjaft i dobët edhe përballë dollari australian dhe atij kanadez në mbyllje të javës. Monedhat kanë marrë veten duke rifituar 0.8 pikë secila dhe këmbehen sot respektivisht për 77.8 dhe 81.8 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së premte dhe vijon të këmbehet për 110 lekë në blerje dhe 11 lekë në shitje.

G.D/SCAN

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...