Tensionohet situata/ Studentët ngujohen në fakultet, policia nuk u lejon ushqimet

Premte, 11 Janar 2019 19:51

Një grup studentësh janë ngujuar brenda ambientëve të fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Gjithashtu ata pohojnë se nuk po i lejojnë shokët e tyre të fusin ushqime në godinën e universitetit ku po qëndrojnë prej orësh.

Kjo pasi rojet private kanë rrethuar godinën dhe kanë kyçur dyer duke mos lënë asnjë njëri as të futet as të dalë, ndëkohë që jashtë fakultetit ka dhe prani të policisë.

Ato shprehen se i kanë mbyllur dhe kanë mbi 10 roje private që qendrojnë aty, ndërkohë që shtojnë se janë dhe pa ngrënë.

Në një intervistë për Fax News, një student i Inxhinierisë i ngujuar, u shpreh se rojet kërkojnë me ngulm emrat e tyre, duke thënë se është për shkak sigurie.

“Jam një student i inxhinierisë, nuk lejon as ushqimet, jemi rreth 40-50 studentë. Kemi që në orën 3 që nuk na lejojnë as ushqimet që të futen. Jemi në korridore. Jemi që në orën 12 nëpër korridore. Te gjitha klasat janë të mbyllura dhe nuk ka ngrohje. Nuk lejohen të futen ushqime në fakultet. Kjo është një lloj greve e imponuar.” u shpreh ai.

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 19:53

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...