Përplasje mes studentëve të ngujuar dhe policisë private, administrator i rojes ushtron dhunë ndaj tyre

Premte, 11 Janar 2019 20:28

Një grup studentësh janë ngujuar brenda ambientëve të fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Gjithashtu ata pohojnë se nuk po i lejojnë shokët e tyre të fusin ushqime në godinën e universitetit ku po qëndrojnë prej orësh.

Ndërkohë gjatë një tentative për të dalë nga godina, studentët janë përplasur me rojet private dhe sipas tyre administratori i rojeve ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Rojet private kanë rrethuar godinën dhe kanë kyçur dyer duke mos lënë asnjë njëri as të futet as të dalë, ndëkohë që jashtë fakultetit ka dhe prani të policisë.

Stundentët shprehen se i kanë mbyllur dhe kanë mbi 10 roje private që qendrojnë aty, ndërkohë që shtojnë se janë dhe pa ngrënë.

Në një intervistë për Fax Neës, një student i Inxhinierisë i ngujuar, u shpreh se rojet kërkojnë me ngulm emrat e tyre, duke thënë se është për shkak sigurie.

“Jam një student i inxhinierisë, nuk lejon as ushqimet, jemi rreth 40-50 studentë. Kemi që në orën 3 që nuk na lejojnë as ushqimet që të futen. Jemi në korridore. Jemi që në orën 12 nëpër korridore. Te gjitha klasat janë të mbyllura dhe nuk ka ngrohje. Nuk lejohen të futen ushqime në fakultet. Kjo është një lloj greve e imponuar.”u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...