Zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe të shtunën

Saturday, 12 Janar 2019 09:50

Ministria e Brendshme informon se zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë

Për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ministria e Brendshme ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

"Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë." 

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!

 

Login to post comments