Protesta e "Unazës" vazhdon edhe sot, jepet premtimi nga PD

Saturday, 12 Janar 2019 17:21

Protesta e banorëve të Unazës së Re edhe pse në kushte të vështira të motit ka vijuar edhe sot, në ditën e 70-të të saj, ndërsa këtë pasdite, të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike.
Banorët kanë përsëritur thirrjen kundër qeverisë Rama dhe mbi të gjitha kundër projektit që parashikon prishjen e shtëpive të tyre.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu kërkoi nga banorët të tregohen të vendosur për betejën e tyre, ndërsa premtoi se vendimi i parë i PD-së në qeveri do të jetë anulimi i këtij projekti korruptiv.

vijon...

 

Login to post comments