Flet studentja e dhunuar

Saturday, 12 Janar 2019 18:47

Emisioni “Kjo Javë” ka zhvilluar një lidhje me skype me studentët e ngujuar brenda Fakultetit Juridik, ku iu janë bashkuar edhe ata të Shkencave të Natyrës. Një nga studentet e ngujuar, rrëfeu episodin e dhunës me policinë, përgjatë ditës së djeshme ndërsa e cilësoi si një padrejtësi, për faktin se protesta është paqësore.

“Atëherë edhe ditën e sotme ngujimi ka vijuar në Fakultetin e Drejtësisë. Këtu kemi qenë të mbledhur shumë studentë dhe sapo bëmë mbledhje të të gjithë fakulteteve. Ditën e djeshme policia private ndërhyri në ambjentet e Fakultetit dhe në ato momente patëm një episod dhune dhe unë jam një nga studentët që u dhunua. Studentët janë dhunuar padrejtësisht se ne po bëjmë një protestë paqësore. Po presim të na vijnë akoma më shumë studentët nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Ne së bashku pedagogë dhe studentë kërkojmë një arsim më të mirë. Biblotekat janë shumë të varfëra, ne kemi mbështetjen e të gjithë pedagogëve.

Atëherë disa nga shoket dhe shoqet tona janë ngujuar për shkak të borës. Presim të na bashkohen më shumë studentë dhe ditën hënë presim të vazhdojmë bojkotin. Kemi bërë votime. Sipas votimeve shumica është për bojkot, ndaj edhe ne vazhdojmë ngujimin. Edhe ata studentë që janë në shtëpi e mbështesin ngujimin. Ilir Koni shprehu se studentët kanë të drejtë.

Policët nuk mund të na dhunojnë për një kauzë që është e drejtë. Unë jam me mesatare mbi 9 dhe unë normalisht si çdo studente do kem nevojë për të patur një provim të mbartur”, u shpreh ajo.

Modifikuar më Saturday, 12 Janar 2019 19:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...