Gjen vdekjen nga i ftohti një person në Tiranë

Diel, 13 Janar 2019 08:59

Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kësaj të shtune në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Viktima është 68-vjeçari Hasan Hykja, i cili pretendohet se ka gjetur vdekjen teksa po transportohej për në spital.

Është ky denoncimi i bërë nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Ajo thotë se Hasan Hykja, 68 vjeç, i pastrehë vdiq në të ftohtë pasi qendrat sociale nuk e pranonin se kishte këmbën e sëmurë diabetike.

“Një tmerr i vërtetë, që nuk duhet ta përjetoj asnjë kafshë jo më një njeri. Propagandë e bukur në tv me qendra sociale duke kërcyer e dhënë ushqim për festat nga mashtruesi Veliaj ndërkohë që njerëzit që kanë nevojë të strehohen në këto ditë të ftohta dimri vdesin rrugëve. Del e thotë që i ka marrë masat për të pastrehët në këto ditë dimri. Mashtrime si zakonisht por këto janë lloji që të merr jetën.

Vdekjet në ndërgjegjen e Veliajt nuk janë të pakta, por e gjithë çështja është ka apo jo ndërgjegje ky njeri!!”, shkruan Zhupa.

Login to post comments