Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit festoi 66 vjetorin e themelimit të tij

Diel, 13 Janar 2019 10:22

Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit festoi 66-vjetorin e themelimit të tij. Një nga institucionet e njohur të teatrit në vend, në skenën e tij janë angazhuar artistë të njohur ndër vite. Teatri "Aleksandër Moisiu" ndodhet në qytetin e Durrësit. Është hapur zyrtarisht në 11 janar të vitit 1953. Shfaqja e parë e tij ka qenë komedia "Vajza nga fshati" e shkrimtarit Fatmir Gjata, vënë në skenë nga regjisori Pandi Stillu. Një nga regjisoret e tij, Driada Dervishi, bën një urim të veçantë për ditëlindjen e këtij institucioni duke i uruar jetë të gjatë. Ndërkohë, për të gjithë aktorët dhe bashkëpunëtorët e saj. Me një dedikim në profilin e saj në Facebook regjisorja e njohur Driada Dervishi thekson se krahas 66-vjetorit të teatrit, ajo feston dhe 15-vjetorin e punës.

“Ka një botë të vogël që është skena dhe një skenë të madhe që është bota! E lumtur që këtë vit bëj 15 vjet që jam pjesë e një skene të madhe që sot bën 66 vjet! Gëzuar ditëlindjen teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Gëzuar publikut të dashur! Çdo duartrokitje juaja është motivi më i bukur për të gjithë ne që bëjmë teatër. Gëzuar të gjithë aktorëve e bashkëpunëtorëve të mi që në këto 15 vite e kanë pasuruar këtë skenë me dëshirën për ta bërë realitetin më të mirë! Gëzuar aktorëve durrsake që më mirëpritën që në fillim Sanie Hoti, Xhelal Tafaj, Hysen Bashhysa, Gëzuar Gjergj Vlashi e Bashkim Hoxha që më besuat veprat tuaja duke më dhënë vetëbesim. Gëzuar Haxhi Rama (që je në çdo premiere time e që më jep gjithnjë vërejtje dashamirëse. Gëzuar Roland Koça, Muharrem Hoxha, Aishe Stari e Lutfi Hoxha!”, vijon regjisorja, duke falënderuar dhe të tjerë aktorë me të cilët ka bashkëpunuar dhe janë vënë shfaqjet në skenë. “Faleminderit atyre që e mbështesin teatrin e faleminderit atyre që nuk duan t’ia dëgjojnë emrin (helbete ç’na duhet arti e kultura?!) sepse na frymëzojnë të punojmë më fort! Jetë të gjatë teatrit shqiptar”, shkruan regjisorja ndërsa ka publikuar dhe foto nga teatri ndër vite. Regjisorët Panajot Kolo, Sokrat Mio, Misto Zoto, Kadri Pirro, Haxhi Rama, Mario Ashiku, Kujtim Spahivogli, Serafin Fanku, Enver Plaku, Driada Dervishi, etj, kanë sjellë në skenën e teatrit “A. Moisiu” drama dhe komedi mjaft të dashura për publikun.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...