Një vrasje e trefishtë ka tronditur në orët e para të mëngjesit Tiranën.
Shtetasi Majlind Lila ka vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mataj dhe Xhevahire Mataj, përkatësisht vjehrri dhe vjehrra.
Pas krimit, dhëndri është hedhur nga ballkoni, duke ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 në zonën e Astirit, pikërisht në rrugën “Kristaq Mone”.
Në momentin e mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ka gjetur autorin me armën e krimit në dorë pranë ballkonit të banesës. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Valentina (Xhevahire) Mata dhe për Majlind Lalën.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Majlind Lala ka qenë i divorcuar me vajzën e çiftit Mata, ndërsa kanë edhe një vajzë të vogël.
Majlindi ka pasur konflikte me ish-bashkëshorten e tij Nevilën, e cila jeton në Suedi.
Ky është rasti i tretë i krimit në familje për këtë muaj. Një rast ka ndodhur në një familje shqiptare në Korfuz, ku një shqiptar emigrant në Greqi ka vrarë vajzën e tij duke e goditur me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan.
Në ditën e dytë të vitit Gazment Musta vrau me thikën e bukës gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe, dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe pasi kërkoi që të shkonte tek prindërit e saj për festat.