Korçë, lirohet shoferi i aksidentit ku humbi jetën mësuesja

Hënë, 14 Janar 2019 11:13

Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë të lirë shoferin e makinës, i cili shkaktoi aksidentin në Arrëz të Devollit, ku si pasojë humbi jetën mësuesja Luiza Dule 48 vjeçe.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi për Çlirimin Hoxhën masën arrest me burg, por Apeli e la të lirë, me kusht garancinë pasurore prj 3 mln lekë të vjetra.

Aksidenti i rëndë ndodhi në 19 dhjetor të 2018 në Arrzë të Devollit, ku në fuoristradën ku po udhëtonin 7 persona, humbi jetën mësuesja, ndërsa  u plagos infermierja dhe 5 persona të tjerë.

Modifikuar më Hënë, 14 Janar 2019 11:56
Login to post comments