Nga Orjola Pampuri
Sipas te dhenave te INSTAT, nga janari i vitit 2018 deri ne nentor te po ketij viti, jane larguar rreth 202.000 shqiptare, nga te cilet nuk eshte kthyer asnjeri. Diferenca mes ikjeve dhe kthimeve po sipas INSTAT eshte rreth 300.000 persona ne vit, shifer kjo shume e larte per nje vend me nje popullate si Shqiperia.
Me keto ritme nje vend i vogel si i yni, shume shpejt mund te boshatiset. Nje vend i vogel por me pasuri natyrore te medha, te cilave ua di vleren e i kultivon vetem Edi Rama, i cili prej 6 vitesh ka nen zoterim cdo centimeter e cdo sektor te ketij vendi. Sot deklarohet minister i jashtem, deri sot kishte gjithcka tjeter, kryeprokuror, minister i brendshem, shendetesie, financash, gjithcka. Nese ke nje pyetje apo nevoje pergjigjen ta jep gjithologu Edi.
Nga ana tjeter e gjithe Shqiperia eshte me nje kembe ne proteste e tjetren ne avion per ta lene perfundimisht kete vend. Nje vend ku varferia eshte ne nivelet me te larta, papunesia po ashtu, nuk ka ndertuar asnje kilometer rruge per te shfrytezuar burimet natyrore e per te nxjerre nga bataku kete vend. Mjeket te pamotivuar e me kushte skandaloze, studentet te penalizuar nga nje ligj klientelist e me auditore e konvikte mesjetare, por nga ana tjeter jep bonusin e bebeve..... Paradoksi i nje te cmenduri! Po ku do rriten ato bebe ne kete vend, qe ky kryeminister e ka shnderruar si fole gjarpri, ku nese leviz vetem pak, nuk di nga te vjen pickimi?
Jo more "zoteri" ose merr vendimin e me ndihmen e ndonje miku te kthjellet ndergjegjsohu e largohu, ose do te te largojne ne menyren me te shemtuar te mundshme.
Ik se pervec llafeve, e shkaterrimit te ketij vendi s'bere asgje tjeter. Ky vend pervec 50 viteve te komunizmit, kurre s'ka qene me shpresethyer sa sot. Ti do te jesh njolla me e shemtuar ne historine e ketij Kombi, krahe diktatorit hoxha.