Pas vendimit që kreu i qeverisë do të mbajë edhe postin e Ministrit të Jashtëm ka reaguar deputeti demokrat Ervin Salianji. Ai në një postim në facebook shkruan se “largimi i Ramës rikthen demokracinë funksionale dhe rikthen shtetin konstitucional ku sundon kushtetuta dhe ligji”.
Ja postimi i plotë i tij:
Rama Ministër i Jashtëm? Çfarë lajmi është ky?
Prej kohësh Rama është kryeprokuror, Rama kryegjykatës, Rama mesues i popullit, Rama artist ndêrkombêtar, Rama student protestues, Rama gaztor ne çdo studio.... Rama Ministër i Jashtëm, Rama drejtor i Komunales.
Largimi i Ramës rikthen demokracinë funksionale dhe rikthen shtetin konstitucional ku sundon kushtetuta dhe ligji!