Krimet e Rënda arrestojnë prokurorin e Gjirokastrës Spartak Çoçoli

Hënë, 14 Janar 2019 18:21

Arrestohet në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi rezulton i përfshirë në një akt korrupsioni.

Ai ka qenë në përgjim prej një kohe të gjatë. Prokurori Çoçoli po mbahet në policinë e Gjirokastrës. Prokurori akuzohej nga një qytetar se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës së mitur e cila ishte rrëmbyer, por sipas tyre nuk ka bërë asgjë. Në korrik 2018, nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzoi prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore.

Vajza ishte denoncuar se e kishin rrëmbyer, mirëpo sipas pretendimit të prokurorit Çoçoli, vajza nuk ka pranuar vetë të kthehej në shtëpi. Mësohet se prej atëherë prokurori i Gjirokastrës ka qenë në përgjim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ngarkim të tij të ketë edhe çështje të tjera ku dyshohet si i përfshirë në afera korruptive.

Modifikuar më Hënë, 14 Janar 2019 18:33
Login to post comments