Regjisori Kastriot Çipi, aktualisht pa punë, ka publikuar në Fb, një komunikim me kryeministrin Edi Rama lidhur me punësimet në arsim, ku figurojnë të kenë zënë vend mësues jashtë profilit dhe ku portali i famshëm “Mësues për Shqipërinë” nuk ofron asgjë!
Çipi shkruan: “Kryeministri ynë legen, dje e quajti kazan edhe “Zërin e Amerikës”, pasi kjo media denoncoi me prova përgjimesh abuzimet me punësimet në administratën publike. Në fotografitë e mëposhtme mund të shikoni se si reagon kryeministri legen kur pyetet për punësimet në arsim.”