Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi.
Mësohet se punonjësit e paraburgimit me detyrë gardian si dhe i burgosuri janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët.
Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas bluzave të bardha, ata po mbahen nën mbikqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë. Ekspertët kanë marrë mostrat e ushqimit me qëllim zbulimin e origjinës së helmimit.