Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e Shqipërisë, më të dukshme në ekstremet Veri dhe Jug.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë. Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -11°C mëngjesi zonat malore deri në 12°C mesdita në bregdet.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h nga drejtimi Lindor- Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.