Studentët e Ekonomikut këtë mëngjes kanë bllokuar ambientet e Fakultetit të tyre.
Rreth 100 studentë kanë vazhduar të qëndrojnë të ngujuar, si formë për bojkotimin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave.
Si pasojë e bllokimit, edhe administra e Universitetit pasi është paraqitur në punë është larguar përsëri. Një prej studentëve tha se me administratën nuk ka pasur asnjë konflikt.
Në lidhje me ndërhyrjen e policisë, studenti u shpreh: "Përderisa nuk është mbajtur asnjë qëndrim për këtë çështje, kjo është një arsye më shumë për të vazhduar bojkotin".