Bankat kleruan 9.2 trilionë lekë pagesa më 2018, rritje vjetore me 8%

E mërkurë, 16 Janar 2019 14:32

Sistemi bankar në vend kreu pagesa që kapën vlerën e 9.2 trilionë lekëve në vitin 2018.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, vlera e pagesave nga bankat shënoi rritje 8 për qind në raport me vitin 2017, edhe pse ritmet ishin më të ngadalta se dy vitet paraardhëse.

Rreth 99 për qind e vlerës së pagesave u krye nga sistemi i pagesave me vlerë të madhe (AIPS), me mbi 9,1 trilionë lekë.
AIPS (Albanian interbank Payment System) është sistemi i shlyerjes bruto, në kohë reale të urdhërpagesave. Në këtë sistem procesohen të gjitha pagesat ndërbankare me vlerë të madhe, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në monedhën kombëtare Lek. Sistemi AIPS filloi funksionimin e tij më 31 janar 2004.

Në AIPS marrin pjesë Banka e Shqipërisë dhe 14 bankat tregtare si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, si dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë si pjesëmarrës i tërthortë. Gjithashtu, në këtë sistem shlyejnë pozicionet e tyre edhe sistemi AECH, sistemi AFISaR dhe skemat e kartave.
Ndërsa pagesat me vlerë të vogël shënuan 108 miliardë lekë gjatë vitit 2018 me një rritje prej 11 për qind në raport me vitin 2017, rritja më e madhe që nga viti 2014.

AECH (Albanian Electronic Clearing House) është sistem i automatizuar i kleringut të pagesave me vlerë të vogël, më pak se 1.5 milionë lekë, në seanca kleringu. Duke qenë plotësisht i integruar me sistemin AIPS, shlyen në mënyrë periodike rezultatet shumëpalëshe neto të klerimit. Sistemi AECH filloi funksionimin më 8 korrik 2005.

Në AECH marrin pjesë Banka e Shqipërisë dhe 14 bankat tregtare si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, si edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë si pjesëmarrës i tërthortë.

Klerimi i çeqeve ndërbankare dhe personale realizohet nëpërmjet shkëmbimit fizik në seancat e kleringut që zhvillohen çdo ditë në orën 13:00 në Bankën e Shqipërisë.

Ndërsa në përmbushje të funksionit të operatorit, Banka e Shqipërisë sqaron se i ka ndjekur praktikat dhe standardet ndërkombëtare të pagesave, duke publikuar statistika dhe informacione në lidhje me sistemet e operuara me qëllim që pjesëmarrësit aktualë, por dhe ata potencialë të analizojnë rreziqet dhe potencialet e tyre në aktivitetin e sistemit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...