Duke filluar nga data 1 shtator i këtij viti, Wizz Air do të nisë fluturimet direkte me kosto të ulët nga Tirana drejt qytetit bavarez, Memmingem. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania hungareze më kosto të ulët, e cila ka njoftuar se fluturimet do të kryhen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të dielë.
Çmimet e biletave nisin nga 19.99 euro, që përfshijnë edhe pagesën falas për bagazhin. Memmingen, i pozicionuar në Gjermaninë jugore është i njohur për pamjet piktoreske me shumë oborre, kështjella e pallate të vjetra.
Më herët, në tetor të vitit të kaluar kompania hungareze ajrore me kosto të ulët nisi fluturimet direkte Tiranë-Dortmund. Gjatë dy viteve tw fundit Wizz Air ka zgjeruar shërbimet e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës edhe me destinacione të tjera, si: Budapest e Londër.